Afati/ Bashkia e Pogradecit përjashton nga taksat, baret dhe restorantet me tavolina jashtë

schedule13:13 - 23 Shtator, 2020

schedule 13:13 - 23 Shtator, 2020

Bashkia e Pogradecit me vendim të Këshillit Bashkiak ka përjashtuar nga tarifat për hapësirat publike të gjithë baret dhe restorantet që operojnë në biznesin e tyre me tavolina jashtë.

Këto biznese nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor, pra katër muajt e fundit të këtij viti.

Kjo kërkesë ka ardhur për shkak se bizneset paguajnë taksat për pjesën e brendshme të lokalit e cila që prej rihapjes, nuk është më e shfrytëzueshme për shkak të protokollit të sigurisë në kuadër të masave anti-Covid.

Nisma lehtëson bizneset pas reduktimit të numrit të turistëve me përfundimin e sezonit veror. Ky vit solli mjaft vështirësi për këtë sektor për shkak të pandemisë së koronavirusit./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!