Krahas interesit të medias në konferencën e fundvitit, Rama iu përgjigj edhe interesit të qytetarëve, në pyetjet e marra nga platformat sociale.
Sa i takon aeroporteve në jug të vendit, Rama tha sa për Vlorën, pritet të respektohet kontrata, që do të thotë pranvera e vitit të ardhshëm
“Aeroporti i Vlorës kur hapet? Për fat të keq ka patur një konflikt mes aksionerëve brenda kompanisë që kanë arsyet dhe dinamikat e tyre, puna ka vijuar.
Dëshiroja shumë të respektohej fjala, fjala nuk u respektua tani të respektohet kontrata që është pranvera e vitit të ardhshëm. Sa i përket aeroportit të Gjirokastrës, shumë shpejt do të hapet gara.” tha Rama./abcnews.al

