Aeroporti i Vlorës drejt përfundimit/ “Express”: Impakt të fortë për rritjen e numrit të turistëve

schedule13:59 - 18 Mars, 2024

schedule 13:59 - 18 Mars, 2024

VLORË- Shqipëria do të presë më shumë turistë të huaj që preferojnë të  shijojnë bregdetin e jugut pas përfundimit të aeroportit të Vlorës. Media prestigjoze “Express’ i ka kushtuar një artikull të gjatë mundësive turistike që ofron vendi ynë por edhe rritjes  së popullaritet që po fiton mes turistëve.

Sipas medias britanike, me vënien në funksion të Aeroportit të Vlorës, vendi do të kthehet në një pikë referimi veçanërisht për britanikët, ndërsa pritet të shtohen edhe linjat ajrore midis dy vendeve.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar sipas Express ka të ngjarë që linjat ajrore që operojnë nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar do të shpallin itinerare të reja për të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke pasur parasysh popullaritetin në rritje të zonës

“Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë një arsye tjetër për turistët që të udhëtojnë drejt kësaj riviere, pasi do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga qendra ajrore ne bregdet”, thuhet në shkrim.

Në artikullin e gjatë  citohet edhe mënyra innovative  se si do të funksionojë ky aeroport. Sipas zv.kryeministres i gjithë aeroporti do të mbulohet me panele diellore që do të prodhojnë 5.2 MwH energji të rinovueshme, e cila do të jetë për nevojat e aeroportit.

Ndërsa vetëm në vitin e parë të operimit  nga ky aeroport parashikohet të lëvizin më shumë  se 1 milion qytetarë.

Aeroporti i ri po ndërtohet në Akërni rreth 6.2 milje në veri të Vlorës dhe pritet  të ketë një pistë 1.9 milje, si dhe një terminal 12.43 milje katrorë, një kullë operacioni dhe një ndërtesë të brigadës së zjarrfikësve.

Exxpres thekson se Shqipëria ka mbetur prej vitesh sekreti më i ruajtur i Gadishullit Ballkanik, me shumë turistë që e shpërfillin këtë vend si një destinacion pushimi në favor të Kroacisë.

Por, vitet e fundit, Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të vizitorëve – përfshirë britanikët-të cilët kanë zbuluar se ujërat e saj të bruztë, plazhet me rërë dhe peizazhet e bukura mund të përjetohen me një çmim shumë të lirë .

Edhe kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjet  plane të punimeve në kantierin e aeroporti të Vlorës,  i cili  do të jetë gati për të operuar vitin e ardhshëm./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!