Aeroporti i Rinasit në normalitet/ Pasagjerët vijojnë pa probleme fluturimet nga Tirana

schedule18:19 - 19 Korrik, 2024

schedule 18:19 - 19 Korrik, 2024

Aeroporti i Tiranës nuk është prekur nga kriza globale si pasojë e rënies së internetit, që shkaktoi kaos në shumë aeroportet të botës. Fluturimet e mëngjesit janë kryer në orar dhe pa problem, për shkak se aeroporti i Rinasit operon me sistem të dyfishtë. Por nuk përjashtohen vonesat me fluturimet nga shtetet e tjera drejt Shqipërisë.

Abc News bëri një vëzhgim në aeroportin e Rinasit këtë të premte, ku situata paraqitet e qetë.

Monitorët me të dhënat për mbërritjet tregojnë vonesa, për shkak të situatës problematike nga rënia e sistemeve kompjuterike në shumë aeroporte në shtete të ndryshme.

Një pjesë e udhëtarëve të ardhur kryesisht nga Italia, konfirmojnë vonesa në aeroportet e shtetit fqinj paraditen e së premtes.

“Vijmë nga Italia, nga Bolonja. Fluturimi nisi rreth dy orë me vonesë, kishte probleme. Nuk e di çfarë ka ndodhur nëse ishte ndonjë sulm nga hakerat”.

Të tjerë pohojnë se udhëtimi drejt Shqipërisë ka shkuar sikurse ishte i planifikuar pa vonesa.

“Erdha nga Bergamo, nuk ka pasur asnjë vonesë. U nisa në kohë, edhe këtu në Rinas çdo gjë është në rregull”.

Për shkak të situatës së ndodhur, udhëtarët këshillohen të verifikojnë në çdo moment oraret e fluturimeve të tyre me linjat ajrore ose agjencitë e udhëtimeve, pasi ndryshimet pritet të jenë të herë pas hershme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!