Aeroporti i Kukësit do të jepet me koncension, përzgjidhen fituesit

schedule12:36 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 12:36 - 22 Dhjetor, 2018

Ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik për dhënien me koncension të Aeroportit të Kukësit. Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë bën me dije se Komisioni, ka përzgjedhur dy kompani që kanë ofruar një investim prej afro 8 milionë eurosh.

Aeroporti i Kukësit ka një ofertë konkrete dhe dy kompani që janë përzgjedhur ta ndërtojnë. Lajmin e njofton Ministria e Industrisë dhe Energjisë sipas të cilës afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik në procedurën konkuruese ka përfunduar me datë 20 dhjetor të këtij viti.

“Komisioni, pas hapjes së ofertave konstaton se ka paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një operator ekonomik dhe më konkretisht bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk”. 

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik. Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është rreth 8 milionë euro7.999.393 euro pa tvsh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!