Aeroportet në alarm

schedule09:55 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 09:55 - 21 Dhjetor, 2018

Aeroportet më të mëdha në Gjermani janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie, pasi u pikasën nga policia katër persona të dyshuar si terroristë.

Policia është vënë në ndjekje të djalit dhe babit të tij dhe dy personave të tjerë që janë parë duke fotografuar terminalin e aeroportit të Shtutgartit dhe pistat e tij.

Alarmi është ngritur nga shërbimet sekrete marokene dhe i është përcjellë si informaicon autoriteteve gjermane. Policia ka mobilizuar qindra agjentë në 14 aeroportet e mëdha në Gjermani. Gjithçka ndodh në një periudhë të ngarkuar, me ngarkesë fluturimesh, në prag të Krishtlindjeve. Sulmi i ndodhur në Strasburg të Francës në tregun e Krishtlindjeve ka rritur gjendjen e alarmit në qytetet kryesore në Europë.

Dhjetëra mijëra pasagjerë u prekën nga shtyrja apo anulimi i fluturimeve në aeroportin e Gatwick në Londër, për shkak të fluturimit të dronëve. Policia deklaroi se nuk bëhej fjalë për ndonjë akt terrorist, por për një veprim të qëllimshëm për të shkaktuar kaos. Të paktën 110 mijë pasagjerë në 760 fluturime ishin planifikuar të niseshin këtë të enjte nga Gatwick, por këto fluturime ose u anuluan ose u shtunë. Madje, autoritetet mbyllën pistën dhe deklaruan se ato nuk do të hapeshin për fluturimeve deri sa të konsiderohej se rreziku ishte larguar. Në mbështetje të policisë ka ndërhyrë edhe ushtria. Gjithçka u shkaktua nga dy dronë dhe ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij akti.

Klan Plus

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!