Udhëtarë të shumtë janë dëgjuar teksa bërtisnin dhe qanin gjatë një fluturimi. E gjithë kjo pasi nga kabina e aeroplanit “Rynair” dilte tym i bardhë.
Tymi filloi të përhapej në gjithë aeroplanin pak çaste pasi “Boeing 737-800” u ngrit nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukuresht.
Një grua mund të dëgjohet, duke qarë në panik në pamjet e filmuara në aeroplan, teksa një burrë shihet duke u kapur lart në aeroplan në përpjekje për të lëshuar një maskë oksigjeni.
Fluturimi për në Londër u shndërrua në diçka shumë të frikshme vetëm disa minuta pasi piloti shpalli një emergjencë dhe u kthye në aeroportin e Otopeni-t.
Sipas “Ryanair”-it, besohet se tymi mund të jetë shkaktuar nga lëngu i ngrirjes që hyn në sistemin e ajrit të kondicionuar. Fluturimi u raportuar për në 6:40 të mëngjesit, por u vonua për shkak të problemit që u shfaq.
169 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit hipën në një aeroplan zëvendësues, i cili u ngrit rreth katër orë më vonë./abcnews.al