AEK pranë titullit kampion, “Verdhezinjtë” mundin në “OPAP ARENA” rivalët e Panthinaikos

schedule21:36 - 24 Prill, 2024

schedule 21:36 - 24 Prill, 2024

Ishte një mbrëmje e madhe ajo e së mërkurës në Athinë. Në kryeqytetin grek, derbi mes AEK Athens dhe Panathinaikos u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 3-0. “OPAP ARENA” ishte i zjarrtë për sfidën që praktikisht mund t’i ketë dhënë drejtimin kampionatit helen, ku që në fillimin e përballjes, “Verdhezinjtë” vendas ishin shumë kërkues dhe gjetë golin e avantazhit me anë të Niclas Eliasson, në minutën e 7’-të të takimit.

Ndeshja ishte e një niveli të lartë, me shumë raste nga të dyja portat respektive. Fotis Ioannidis iu afrua golit për Panathinaikos, por goditja e sulmuesit shkoi shumë pranë shtyllës. Atë që se bënë dot miqtë, e realizuan vendasit, me anë të Ezequeil Ponce. Futbollisti shfrytëzoi më së miri përgjumjen e mbrojtjes kundërshtare për të realizuar të dytin dhe për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh të dy golave.

Në pjesën e dytë, miqtë u munduan të bëjnë diçka, mirëpo pa rezultat, me “fantazistin”, Niclas Eliasson, i cili u kthye edhe njëherë në protagonistpër skuadrën e AEK kur mbylli llogaritë e takimit me golin e tretë të sfidës, teksa me këtë fitore, “Verdhezinjtë” shkojnë në kuotën e 75 pikëve, 4 më shumë sesa Panathinaikos, ku kanë ngelur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit grek.

Më herët, Olympiacos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Selanik ndaj Aris, duke humbur akoma më shumë terren ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë. Golit të Moron iu përgjigj El Kaabi, por nuk pati më ndryshim të shifrave. Olympiacos shkon në kuotën e 68 pikëve, ndërsa Arisi gjendet në shifrën e 49 pikëve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!