AEK, pasi Mario Mitajt pak muaj më parë, ka “blinduar” një tjetër talent shqiptar, të rritur në akademinë e klubit të tyre. Bëhet fjalë për mesfushorin Laert Papa.
Futbollisti i datëlindjes 2003 ka nënshkruar ditën e djeshme një kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe do të presë mundësinë e tij në ekipin e parë të AEK.
Papa ka qenë pjesë e kombëtareve U15 dhe U17 të Shqipërisë, kurse tani është pjesë e kuqezinjve U19. Për mesfushorin kjo është kontrata e parë si profesionist/ abcnews.al