Zjarri në Karaburun po rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Lajmin e bën të ditur Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlorë. Në një postim në Facebook, AdZM Vlorë bën të ditur se forcat e zjarrfikëses janë sinjalizuar tashmë që të qëndrojnë në gatishmëri.
POSTIMI
“Forcat e zjarrëfikses janë sinjalizuar tashmë për të qenë në gadishmëri , por njëkohësisht lutemi banorëve të jenë vigjilentë dhe në gadishmëri në rast nevoje ??????!”
Abcnews.al raportoi më herët se perimetri i zjarrit është shtrirë në vijë lineare rreth 15 km. Ndërkohë, bëhet fjalë për rreth 500 ha të shkrumbuar.