Adriano Çelentano feston 80-vjetorin me suksesin e radhës

schedule13:32 - 6 Janar, 2018

schedule 13:32 - 6 Janar, 2018

Adriano Çelentano, emri i madh i artit italian feston 80-vjetorin e lindjes.

Çelentano është një nga protagonistët më të mëdhenj të kulturës popullore italiane, këngëtar, aktor dhe shoumen, që nuk ka ndërmend të dalë nga skena. Mediat italiane raportojnë se shumë shpjet do të kthehet me projekte në televizion me serialin “Adrian”, seritë e realizuara me Milo Manara për Mediaset dhe me “Më të Mirat”, albumin me duetet më të bukura me këngëtaren italiane Mina, që aktualisht renditet në vend të tretë në klasifikimin italian.

Karriera muzikore dhe kinematografike e Celentanos është e njohur në mbarë botën. Ai personifikon një epokë të artë si komik, këngëtar dhe  si një apostull i rock’n’roll-it të parë me lëvizjet e tij karaktersitike. Shfaqja e tij e parë në Festivalin e Sanremos, ku ai filloi të këndonte me shpinë nga  publiku, në vitin 1961 e shenjtëroi atë tek publiku italian.

Çelentano ka lënë shenjë në  historinë e këngës, duke kaluar përtej kufijve muzikorë. Midis viteve ‘70 dhe ‘80 ai ishte i famshëm me filma komerçialë, duke njohur një sukses si regjizor me filmin “Yuppi Du”. Në vitin 1998, albumi i regjistruar me Mina, një nga mikeshat e tij më të mira, shiti mbi 1.600 kopje.

Në 2012, 18 vjet pas koncertit të tij të fundit, ai u kthye për të kënduar live në “Arena di Verona” në dy mbrëmje, të titulluara “Rock Economy” dhe të transmetuar nga Canale 5 me sukses të madh. Këto ishin shfaqjet e tij të fundit publike, përveç një interviste me “Ballarò” në 2015 dhe një mesazh video për mikun e tij Gianni Bella./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!