Adriana Puleshi rrëfen miqësinë me Matilda Makoçin: Shkuam bashkë në Politeknikum, ajo lexonte shumë, tani…

schedule10:39 - 12 Nëntor, 2024

schedule 10:39 - 12 Nëntor, 2024

Piktorja e njohur Adriana Puleshi ka rrëfyer miqësinë e saj me aktoren Matilda Makoçi në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo ka treguar se të dyja kanë shkuar bashkë në Politeknikum, ku në fillim u paragjykuan, por më pas me punë ia dolën.

Puleshi zbuloi se sërish u bashkuan në Akademinë e Arteve, ku ndoqën studimet.

Ajo e konsideroi Matildën një mike të rrallë, e cila që në shkollë të mesme, dëshironteh të pikturonte dhe të recitonte.

“Shoqja ime e ngushtë atëherë, aktorja Matilda Makoçi, edhe ajo do shkonte në Politeknikum dhe më tha do vish dhe ti. Edhe shkuam të dyja, kemi qene me një bankë, unë e vlerësoj shumë atë shkollë, sepse njoha një aspekt tjetër. Na qëlloi që ishim te klasa A, ku të gjithë ishin gjini, por dhe nuk ishim keq me nota.

Matilda lexonte shumë libra dhe na i recitonte ne poezitë, kurse unë bëja përditë ndonjë portret shoqeve të mia të klasës. Atë e morën për filma që pa mbaruar shkollën e mesme, sepse ajo jo vetëm që ishte e bukur, por e donte atë gjë. Kështu filloi rrugëtimi jonë, ajo hyri një vit përpara, ndërsa unë një vit më mbrapa dhe kështu.

Edhe në Akademi mbetëm mike, edhe vazhdojmë dhe tani. Nuk takohemi aq shpesh sepse vazhdon rutina e jetës. Është një miqësi shumë e bukur dhe e gjatë. Kuptohemi dhe pa folur. Ajo ishte një person që lexonte shumë dhe e donte shumë aktrimin”, tregoi piktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!