Adriana Matoshi i bën surprizën e këndshme për Krishtlindje, partneri e falenderon në shqip

schedule08:27 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 08:27 - 19 Dhjetor, 2020

Kohët e fundit Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi konfirmoi lidhjen me futbollistin 21-vjeçar, Keith Groeneveld. Pavarësisht paragjykimeve, çifti po e shijon në maksimum lidhjen e tyre dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi, ka qenë Adriana e cila e ka befasuar partnerin me një dhuratë në prag të Krishtlindjeve. Keith e ka publikuar foton në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar në shqip: “Të dua zemër”. Në një intervistë Adriana rrëfeu dhe se si është njohur me Keith.

E që unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë.”, tha aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!