Adoleshentin në Vlorë e goditi skrepi për vdekje, në pranga dy punonjës nga kantieri i ndërtimit

schedule12:41 - 31 Maj, 2020

schedule 12:41 - 31 Maj, 2020

Dy persona në Vlorë janë vënë në pranga nga policia pas incidentit që i mori jetën 17-vjeçarit Jaup Bekotaraj, nga Radhima.

Njoftohet se në pranga janë vënë E. M., 32 vjeç, drejtues teknik në kantierin e punës ku ndodhi ngjarja e rëndë si dhe 29-vjeçarin B. Xh, me detyrë manovrator i mjetit gërmues.

Megjithatë, njoftohet se nuk është vërtetuar ende nëse adoleshenti ka qenë punonjës me kontratë, por thuhet se pas skrepit punonte si ndihmës. Tashmë policia ka marrë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në disa biznese për të vërtetuar nëse 17-vjeçari ishte në punë apo jo.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Bekotaraj, ka qenë në kantier ndërsa rreth ngjarjes pritet të merren në pyetje të tjerë persona.

Kujtojmë këtu se një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Vlorë ku si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën 17 vjeçari Bekotaraj.

Lexo edhe: E goditi skrepi, kush ishte 17 vjeçari që humbi jetën në Vlorë

I riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, por në një moment në rrethana ende të paqarta ai është goditur nga skrepi që po punonte aty pranë duke marrë plagë të rënda.

Njoftimi: 

Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe  B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë.  Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!