Stresi e ankthi janë kthyer në sfidë për shumë prej adoleshentëve në vendin tonë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 39% e moshës nga 11- 15 vjeç raportojnë të paktën një herë në javë shqetësime si dhimbje koke, stomaku, nervozizëm, ndjenjë irritimi apo vështirësi për të fjetur.
Ankesat sipas OBSH janë tregues të problemeve të shëndetit mendor dhe mirëqenies sociale që lidhen kryesisht me presionin social.
“Ndjehen në presion social edhe nga mjedisi virtual, por dhe nga mënyra si e shohin ata veten, njëri tjetrin, jetën dhe mjedisin ku jetojnë.
Adoleshentët para se të kenë model një mësues, një prind, një shok që ka arritje shohin një ndikues personazh nga bota virtual që përlavdëron pasurimin e shpejtë. Adoleshentet kur shohin se nuk e mbërrijnë këtë, tek ata krijohet ndjenjë pesimizmi, pezmatimi për vetë, për aftësitë”, thotë sociologia, Entela Binjaku.
Shqetësime shëndetësore që lidhen me mirëqenien dhe shëndetin mendor më tepër shfaqin vajzat me rreth gjysmën e adoleshenteve ose 47% sipas OBSH dhe më pak djemtë me 1/3 ose 30%.
“I kërkohet të jetë brenda rregullave, ku aspekti fizik të jetë i përkryer, mos jetë poshtë të tjerëve. Edhe në mjedisin virtual e etiketuar, pre e sulmeve më shpesh është po kjo gjini. Nëse një brez i mëparshme bindej nga kultura e prindërve, edukimi i prindërve, brezi in15- 16 vjeçarëve si bind dhe aq shumë. Ata kërkojnë vazhdimisht risi, argument, dhe kur si gjejnë këto elementë ndjehen të trishtuar, pakuptuar, pesimistë”, shprehet ajo.
Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për më shumë mbështetje psikologjike nëpër shkolla ndërsa specialistët këshillojnë përfshirjen e adoleshentëve në aktivitete në natyrë dhe largimin nga mjedisi virtual.


