Kandidati Adnan Xholi, i cili synon drejtimin e SPAK, u shpreh se pjesa që e diferencon nga kandidatët e tjerë është eksperienca.
“Pika ime e fortë: Kam 28 vite eksperiencë, kam 16 vjet eksperiencë drejtuese në disa rajone të vendit. Këtë e shikoj si avantazh. Pjesën akademike e kam anti-stres, ajo mbase ma ka dhënë këtë elokuencë.
Te Arben Kraja do vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën disavjeçare që ka patur në hetim, Te Dumani do vlerësoj përkushtimin dhe rolin e tij luftarak në hetim dhe nuk tërhiqet na asnjë lloj presioni. Këto të dyja do ti vlerësoj, dhe këto më kanë lënë mbresa dhe do kërkoj konsulencat e tyre.
Nuk fus njeri në burg. pa pasur prova. E kam parimore, Është shkelje kushtetuese dhe shkelje hyjnore . Ky është parimi i cili e kam zbatuar dhe do të zbatoj sa të kem mundësinë të jem në ketë profesion.”, u shpreh ai.

