Trupi që u gjet disa ditë më parë i djegur brenda një makine të shkrumbuar pranë Fushë Krujës i përket shtetasit nga Kosova, Xhavit Osmani.
Përfundimi ka dalë pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe analizës së ADN-së, të kryer për viktimën. Sipas ekspertizës, Osmani ka ndërruar jetë nga asfiksia pak minuta pasi i është vënë flaka trupit të tij.
Autorët e kësaj ngjarjeje janë ende të paidentifikuar nga policia. Hetimet vijojnë në disa pista, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes.
Xhavit Osmani ishte pronari i një lokali me muzikë live në Mitrovicë. Familjarët kishin denocnuar zhdukjen e tij, disa ditë pas ardhjes së tij në Shqipëri./abcnews.al