Presidenti Ilir Meta ka dal sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur për Administrim i Butrintit. Kreu i Shtetit ka thënë se përgjegjësia e Trashëgimisë kulturore, nuk mund të kalojë tek OJF po ngelet përgjegjësi e Shtetit.
“Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme e regjistruar në listën botërore të UNESCO-s. Sipas konventës së Parisit, përgjegjësia mbi këto objekte nuk mund të kalojë në OJF, por mbetet te shteti.
Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij.
Pres i Republikës nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet-privat, aq më pak me FAZH, por është e papranueshme logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shtetit të heqë dorë nga çdo përgjegjësi.
Nëse qeveria sot deklaron sot mosgarantimin në perspektivë të vlerave si mund ta garantojë atë nme një pjesëmarrje në një fondacion ku rolin dhe vendimmarrjen e ka të kufizuar.
Kjo çështje duhet të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë”. tha Meta.
Një ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas Metës, kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Në arsyetimin e Kreut të Shtetit, thuhet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, dhe nuk është siguruar mendimi i ekspertizës së pavarur vendase.
Meta sot mes të tjerash tha se i është hequr mundësia për auditim nga KLSH, duke rrezikuar përkeqësimin e çështjeve ligjore për sa u përket mbrojtjes së pasurive natyrore.
“Marrëveshja shmang tërësish kontrollin apo auditimin nga KLSH. Kjo është e papranueshme se bëhet fjalë për pasuri publike me vlera universale.” u shpreh Meta.
“Në cilësinë e kreut të Shtetit, Ilir Meta tha se rrezikon të përkeqësohet mbrojtja ligjore për pasuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore.” tha Meta.
/abcnews.al/