Administratorja e USAID: Asociacioni sipas parimeve të Chollet dhe Escobar

schedule16:59 - 12 Maj, 2023

schedule 16:59 - 12 Maj, 2023

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Asociacioni duhet t’i përmbahet parimeve që i kanë paraqitur këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i dërguari për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në vizitën e saj në Kosovë, ajo dhënë mesazhet e Administratës Biden për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit të arritur mes dy vendeve. Ajo ka theksuar se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi, derisa ka përmendur si urgjencë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Si përfaqësuese e lartë e Administratës Biden kam ardhur të përforcojë mesazhin për rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve, të cilat do të prodhojnë një normalizim, i cili do të jetë tej mase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë .Kemi pasur diskutime edhe për urgjencën e krijimit të Asociacionit, por edhe zbatimit të plotë të gjitha aspekteve të marrëveshjes.”, ka thënë ajo.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ajo ka thënë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, por fokusi njëherë i ShBA-ve është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes së Ohrit, po ashtu edhe rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!