“Administrata si plaçkë”, analistët: Trajtohet si çiflig i partive

schedule16:40 - 24 Shtator, 2021

schedule 16:40 - 24 Shtator, 2021

Nga Esiona Konomi

Erjon Tase nga Akademia e Studimeve Politike, ka folur për debatet e socialistëve në Shkodër, që përplasen me Tom Doshin se kush do të zaptojë më shumë punësime në administratë.

Për Enton Abilekajn kjo është vetëm një nga provat se Edi Rama nuk e ka seriozisht kur ju kërkon të vetëve të ndajnë partinë nga shteti.

Koston në fund e marrin të gjithë qytetarët, që marrin shërbime më të këqija kur u shërbehet nga njerëz të pakualifikuara që i cakton partia.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit elektoral prill, në shtet janë punësuar 2 mijë persona shtesë.

Për drejtuesin e Dosja.al korruptimi politik përfshin edhe opozitën. /Abcnews.al