Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili doli në konferencë për shtyp bashkë me trajnerin Brdaric para ndeshjes që shkodranët luajnë nesër kundër Laçit. Adili foli për kundërshtarin, objektivat dhe aventurën europiane të Vllaznisë.
Ndeshja kundër Laçit- Jam i lumtur që erdhi dita që do fillojmë. E dimë se për kë kundërshtar bëhet fjalë, e kemi analizuar shumë mirë, i dimë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Siç e dinë edhe ata se kë kanë përballë.
Objektivat e Vllaznisë? E kam thënë edhe vjet, kundërshtari i vërtetë i Vllaznisë është vetë Vllaznia. Nëse do përsërisim sezonin e shkuar nuk do isha i kënaqur, sepse e humbën në fund titullin kampion. Shpresoj që këtë sezon ta fitojmë kampionatin.
Aventura Europiane e Vllaznisë? Ishte një test mjaft i mirë, duke pasur parasysh që në Europë ndeshesh me skuadra mjaft të mira. Aty është diferenca e madhe në krahasim me kampionatin. Gjithsesi kur ndeshesh e shikon që ata nuk kanë diçka më shumë. Organizimi është më i mirë.
Statistikat me Laçin? Nuk trembemi, ne do të vijojmë lojën, pavarësisht se Vllaznia ka vite që nuk fiton në Laç. E kemi treguar dhe vjet që nuk i trembemi askujt. Duhet të jetë nder për Laçin që luan me Vllazninë”, tha Adili. /abcnews.al/