Adeodata, shqiptarja që takoi Papa Françeskun/ Takimi në 2021, si pjesë e çmimit nga një konkurs mes shkollave

schedule12:04 - 26 Prill, 2025

schedule 12:04 - 26 Prill, 2025

Adeodata është pagëzuar me një emër të veçantë, kuptimi i të cilit është “dhuruar Zotit”. Domethënien e bukur të emrit të saj, Dea, siç e njohin të gjithë e ndjeu si asnjëherë tjetër pak vite më parë kur ishte 15 vjeç dhe takoi Papa Françeskun.

Udhëtimin në Vatikan ia mundësoi çmimi Nënë Tereza, që iu dha nga kisha katolike shqiptare, pas një konkursi mes shkollave 9 vjeçare.

“U zgjodhën diku te 4 -5 persona, tek të cilit ishin vërejtur që kanë bërë vepra bamirësie, pa u venë re nga të tjerët. Dhe na është dhëne çmimi i Nënë Terezës për bamirësi dhe na është thënë që njëri prej nesh do kishte fatin të takonte Papa Françeskun. Arqipeshki ne atë kohë George Frendo bëri një shorte. Kur doli emri im nuk mund ta besoja dot”

Në takimin që nuk e kishte imagjinuar kurrë, katër vite më parë në selinë e shenjtë e shoqëroi kreu i kishës katolike në atë kohë George Frendo dhe nëna e saj.

“Marr pjesë në audiencën gjenerale të papës, që bëhej çdo të mërkurë. Ka qene data 6 dhjetor 2021 dhe kemi patur fatin te ishim ne rreshtin e pare, ne te cilin papa ka mundesi që ti takoje personat qe jane ulur aty individualisht.”

Emocionet e atij momenti në Vatikan i ndjen njësoj sa herë e kujton.

“Kanë qenë shumë emocionuese saqë kam shtangur, derisa Ipeshkvi i tha që kjo është vajza që ka fituar çmimin që i keni dhënë mundësine për të ardhur për t’ju takuar.”

Ishte vetëm pak minuta përballë Atit të Shenjtë duke biseduar me të, por 19 vjeçarja e quan veten me fat dhe se ai takim i ka shenjuar jetën.

“Më dha bekimin. Me tha që ishte shumë i lumtur që një vajze nga Shqipëria kishte mundësinë të merrte këtë çmim dhe të ishte aty në audiencen gjenerale. Diku te 6-7 minuta, nuk ishte shume i gjate, por shume i rendesishem per mua.”

Të njëjta emocione thotë se përjetoi edhe nëna e saj që e shoqëroi në selinë e shenjtë të vatikanit, për shkak se në atë kohë ishte e mitur.

“Duke qenë se e pati edhe fatin ta takojë falë vajzës dhe për të ishte një gezim i dyfishtë.”

Si kujtim nga vizita në tetor të vitit 2021 në Vatikan ka disa fotografi.

“Tregojnë momentin sesa e habitur kam qene une dhe e shtangur.”

Papa Françesku nuk e la të largohet pa një dhuratë të shenjtë per besimtaret katolike.

“Më ka dhuruar një rruzare kur isha aty që sot nuk e kam me vete. Sa here që e kam me vete ndihem më e sigurt.”

19 vjeçarja është e bindur se ai takim i shërbeu si një ogur i mirë.

“Në atë periudhë nuk ndihesha shumë mire, sapo kisha nisur vitin e parë të gjimnazit dhe i thoja vetes ky është një shans i mirë për ty.”

Papa Françeskun që iku fizikisht nga kjo botë, Dea do t’a kujtojë gjithnjë kështu.

“Ai ishte papa i të rinjve, ne ishim rinia e Papës.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!