Ademi: Kemi dokumenta dhe video të manipulimit të votave në Shkodër

schedule21:00 - 2 Korrik, 2019

schedule 21:00 - 2 Korrik, 2019

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi denoncoi në studion e “Provokacija” të Mustafa Nano, se ka fakte me dokumenta dhe video të manipulimit të votave në Shkodër.

“Edhe në Shkodër kemi disbalancim kur bëhet fjalë për llogaritë aritmetike që bën KQZ,  grupet e numërimit, ka disbalancim të thellë, por ne kemi pasur monitorim për të faktuar realen dhe të vërtetën, kemi dokumenta dhe fakte mjaftueshëm dhe do t’i bëjmë publike por respektojmë qytetarët”.

Ajo tha se disponojnë video të sakta të qendrave të votimit të cilat janë mbyllur me orë të tëra për të mbushur kutitë e votimit.

“Ne kemi dokumentim, video të sakta të Qendrave të Votimit për të kuptuar sa falsitet dhe sa komediane është ajo që proklamohet si rezultat i ashtuquajtur fitimtar. Kemi video të njerëzve që kanë shkuar për të votuar, është disa herë më i ulët se ajo që deklaron KQZ. Kemi fakte të Qendrave të Votimit ku janë mbyllur dyert me orë të tëra dhe mbushnin kutitë e votimit”.

Nano: Nëse jeni në gjendje ta provoni ky është lajm

Ademi: Mund t’ju dërgoj videot dhe t’i shihni.

Nano: Po videot çfarë kanë?

Ademi: Janë Qendra Votimi të mbyllura dyert, ku komisonerët kanë dalë nga 0ra 9 pa 20 e darkës te ambulanca në qendër të Shkodrës.

Ajo u bëri thirrje anëtarëve të KQZ që të përballen me vetëdijen që u takon për të mos u përballur nesër me padi penale.

“Thirrje anëtarëve të KQZ në emër të ligjit  të përballen me vetëdijen që u takon për të mos u përballur nesër me padi penale që do ngarkojë ata për manipulim të së drejtës qytetare”.

Nano: Mua do më kesh në krahun tënd, kjo akuzë është e rëndë. Dua të marr vesh nëse po hidhni baltë, apo po thoni të vërtetën.

Ademi: Mjafton të verifikojmë edhe firmat e hedhura, mjafton të verifikojmë sistemin TIMS. Besoj që kjo duhet të bëhet. Këtë po i kërkoj edhe KQZ-së. Vlen për të gjithë pavarësisht çfarë përfaqësojnë aty. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!