Adelina Tahiri është vënë shpesh në qendër të kritikave për martesën e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, me të cilin ka një diferencë prej më shumë se 20 vitesh në moshë. Përkundë kritikave se është martuar me një person të moshës së babait të saj, çifti shijon dashurinë e tyre disa vjeçare dhe tashmë janë bekuar me një djalë, Jonin.
Së fundmi, këngëtarja ka folur hapur në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku nuk i ka shpëtuar dhe pyetjeve lidhur me bashkëshortin. Një ndjekës e ka pyetur se si ka ndikuar diferenca e madhe moshore mes tyre, ndërkohë që Adelina është shprehur se kjo është pikërisht çelësi i marrëdhënies perfekte të tyre. “Të jem e sinqertë, unë aspak nuk e ndjej diferencën edhe pse e kemi!
Ndjehesh më e respektuar, vlerësuar sepse një burrë me një moshë të pjekur kur dashurohet di ta vlerësojë femrën dhe ta trajtojë ndryshe. Në këtë jam e bindur! Unë ndjehem më e dashuruar dhe e dashur se kurrë. Këtë fat do t’ja dëshiroja çdo femre. Ne jemi 7 vite të plota bashkë, për 8 dhe çdo ditë duhemi sikur ditën e parë! Po unë besoj se rezultati është vetëm pjekuria e tij. Dhe vetëbesimin që kemi të dy.“, është shprehur Adelina. /abcnews.al