Adelina Mamaqi: Një shkrimtar i mirë është ai që rron edhe pasi ka vdekur

schedule12:50 - 22 Mars, 2023

schedule 12:50 - 22 Mars, 2023

Shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, se shkrimtari për fëmijë duhet të mbetet pak fëmijë brenda vetes.

“Shkrimtari për fëmijë duhet të mbetet pak fëmijë brenda vetes. Sepse nqf të se ti nuk mbetesh pak fëmijë brenda vetes, e ke të vështirë të komunikosh me fëmijët. Kur komunikon me fëmijën, ai hapet dhe pikërisht unë atë marrë nga fëmijët”, u shpreh ajo.

Më tej, Mamaqi theksoi se shkrimtarët për fëmijë para viteve ’90, kanë qenë shumë të vlerësuar. Ajo përmendi disa emra, të cilët sipas saj, hodhën themelet dhe do të jetojnë edhe pasi të kenë vdekur.

“Para viteve ’90, shkrimtarët për fëmijë kanë qenë shumë të vlerësuar. Odhise Grillon unë e vë të parin. Krijimtaria e tij mbeti, pavarësisht kritikave. Bedri Dedja do të thosha poet i veçantë dhe me shumë vlera. Ka pasur shumë shkrimtarë nga letërsia për të rritur që kanë shkruar për fëmijë. Ka shkruar Ismaili “Princeshën Argjiro”, ka shkruajtur “Përrallën e kecave” Dritëroi, Xhevahir Spahiu poezi shumë të bukura për fëmijë, Nasho Jorgaqi, Naum Prifti, Spiro Çomora që ka qenë nga të parët. Ne hodhëm themelet e letërsisë shqipe për fëmijë dhe një shkrimtar i mirë është ai që rron edhe pasi ka vdekur”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!