Adele telefonon partnerin gjatë intervistës ‘live’, reagimi i tij ishte epik

schedule08:55 - 17 Prill, 2023

schedule 08:55 - 17 Prill, 2023

Rich Paul ka patur një ndërhyrje të ëmbël gjatë intervistës së tij live. Ndërsa bisedonte me krijuesin  Kai Cenat, ai mori një telefonatë nga partnerja e tij Adele, të cilës nuk ngurroi t’i përgjigjej.

Në videon që ai ka shpërndarë në Twitter, e shohim duke parë telefonin e tij dhe më pas duke thënë: “Hej, vogëlushe”. Pasi lajmëron këngëtaren se është në intervistë dhe do ta telefonojë më vonë, ajo e pyet “Çfarë interviste?”.

“Me Cenat”, përgjigjet ai, ndërsa Kai Cenat duket i hutuar në kamera dhe përshëndetet me Adelën, e cila nga ana e saj e përshëndet me një “Përshëndetje dashuri”.

Adele dhe Rich Paul e bënë të njohur lidhjen e tyre në vitin 2021. Në korrik të të njëjtit vit, kamera i pa në një ndeshje NBA, ku këngëtarja bëri përshtypje me veshjen e saj të mrekullueshme.

Adele në një intervistë ka pranuar se janë takuar në një festë dhe më vonë janë takuar sërish në një darkë, të cilën Rich Paul e ka përshkruar si një “darkë biznesi”. Duke folur për partnerin e saj Adele tha: “Ai është gazmor. Shum qesharak dhe shumë i zgjuar. Është e mrekullueshme ta shohësh atë të bëjë atë që bën”./abcnews.al