Adama Traoré është tashmë në Barcelonë duke pritur që të zyrtarizohet bashkimi i tij me Barçën, fillimisht pasditen e sotme, si huazim nga Wolverhampton Wanderers deri në fund të sezonit.
Anësori mbërriti mëngjesin e sotëm nga Dubai, ku po kalonte disa ditë pushimi pas ndërprerjes së Premierligës, dhe shkoi në spitalin e Barcelonës për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor përkatës përpara shpalljes së marrëveshjes totale.
Tashmë i veshur me një fanellë polo të FC Barcelona dhe duke treguar muskujt e tij, Adama vjen si zëvendësues për Ousmane Dembélé, të cilin klubi i Barçës tashmë ka njoftuar se nuk është më në planet e tyre.
Transferimi i Adamës është një mesazh direkt për francezin, i cili ka kohë deri të hënën, ditën e mbylljes së merkatos, për të zgjidhur situatën e tij./ h.ll/abcnews.al