Luftëtarit iu anulua një gol ndaj Kukësit në pjesën e parë dhe Donaldo Açka zbulon në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport bisedat e bëra me arbitrin kryesor, atë anësor dhe të katërtin.
GOLI – “I pyeta të gjitha Anësori më tha ishte gol, nuk e pashë fare, edhe i katërti më tha s’e pashë. Arbitri kryesor më tha ishte faull”.
NDESHJA – “Kukësi është Kukësi, edhe ne luajmë futboll edhe ata luajnë futboll. Nuk do të thotë që ne të bëjmë gola dhe të na i heqin. Po çfarë të bëjmë, duhet ti harrojmë këto dhe të mendojmë për Tiranën. Ne jemi Luftëtari nuk jemi skuadër koti. Nuk mund të vish këtu edhe t’i anulosh golat si të duash. Edhe të rasti në pjesën e dytë për penallti, më tha që është faull. Nuk e kuptoj”.
LUFTËTARI – “Jemi grup shumë i ri, por punojmë dhe japim maksimumin përditë. Na jepet mundësi e madhe për të luajtur në Superiore. Unë jam 22 vjeç, ka edhe 18 vjeçare. Ne do bëjmë maksimumin për skuadrën. Ishalla na ndihmojnë, ne bëjmë maksimumin dha ata s’na ndihmojnë na i kthejnë golat”.
PIKA – “Të jemi realist, luajtëm me Kukësin, jemi të kënaqur, por u futëm për të marrë 3 pikët. Morëm barazimin, shikojmë përpara. Punojmë për ditë, jemi çuna të rinj, kemi oreks, kjo është ndeshja jonë”. /abcnews.al