Achraf Hakimi do të jetë një nga të sakrifikuarit tek Interi për të rregulluar bilancet. Marokeni duket pranë transferimit te PSG për 75 milion euro.
Zikaltrit ndërkohë po punojnë të transferojnë zëvendësuesin e Hakimi dhe Il Messagero zbulon se është një lojtar i Lazios, që trajneri Simone Inzaghi e njeh mirë.
Bëhet fjalë për Manuel Lazzari, për të cilin thuhet se është gjetur akordi mes klubeve. Lazio do të përfitojë 22 milion euro dhe 4 milion të tjera në formë bonusesh. /abcnews.al