Acarohet Shpresa Beçaj me KPK: Relacion i dobët, KLD shkeli ligjin, nuk më bëri gjykatëse

schedule11:26 - 1 Korrik, 2020

schedule 11:26 - 1 Korrik, 2020

Ish- kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Vettingut.

Beçaj e cila sot mban detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë duket se ka probleme me dorëzimin e disa formularëve,  pasi ajo nuk i ka dorëzuar në kohë.

Në seancën e sotme avokati mbrojtës i Shpresa Beçaj, Julian Mërtiri tha se nuk u arrit të kuptohej nëse gjyqtarja Beçaj ishte subjekt rivlerësimi si ish gjyqtare apo gjyqtare duke e cilësuar relacionin  e KPK jo të saktë.

“Beçaj nuk ka pasur statusin e gjyqtares në detyrë. Ajo ka ushtruar detyrën e avokates për të siguruar të ardhura. Emri i Beçajt nuk ka qenë në listën e subjekteve të rivlerësimit. Analiza e fakteve nga KPK nuk është e saktë.

Në asnjë nga datat e afatit kur Beçaj duhet të dorëzonte formularët për llogari të procesit të vetingut ajo nuk kishte statusin e gjyqtares në detyrë. Nga ana tjetër, ligji nuk parashikon dorëzim të formularëve pas afatit të parashikuar.

Beçaj shpreh dëshirën për tu vetuar, nuk ka shfaqur asnjë neglizhencë, por ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar. I kërkojmë komisionit të vlerësojë situatën ligjore në të cilën ndodhet Beçaj, unike në vend, për shkak të rrethanave të pavarura prej saj.

E gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD. Nëse komisioni gjen mundësi ligjore për plotësimin e formularëve në një moment të dyte ne jemi të gatshëm, por sipas nesh, kjo mundësi ligjore nuk ekziston”, u shpreh avokati.

Gjatë seancës dëgjimore në KPK, gjyqtarja Beçaj është shprehur e revoltuar dhe e ka cilësuar relacionin e këtij institucioni të dobët.

Ajo akuzoi KLD dhe presidentin në atë kohë, se e lanë atë jashtë duke mos e bërë gjykatëse, pasi sipas saj ishte vërtetuar që ishte një gjyqtare e pavarur.

“Unë nuk mund ta mendoja se KLD, ku  ndodheshin personalitete nga Presidenti, ministri i drejtësisë, tre anëtarë të kuvendit, dhe 10 gjyqtarë, do të shkelte Kushtetutën, ligjet ndërkombëtare, dhe ligjin për Gjykatën e Lartë. Jam tepër e indinjuar. Kur hyri në fuqi ligji, pata shpresën se do të merrej në shqyrtim.

Nuk është marrë as një masë ndaj atij organi kolegjial, që drejtohej nga Presidenti i Republikës. Relacioni juaj i KPK është shumë i dobët dhe për të ardhur keq. Isha në listën e parë, dhe duhet të isha thirrur. Formula politike e 17 majit nuk e lejoi një gjë të tillë, sepse pata treguar se isha një gjyqtare e pavarur”, u shpreh Becaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!