Humbja e fundit në kampionat kundër Napolit është përjetuar shumë keq në kampion juventin, sidomos nga ana e Cristiano Ronaldos. Ekipi i Maurizio Sarrit nuk përfitoi nga barazimet e Interit dhe Lazios për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të Serie A.
Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të dobët dhe kjo gjë e ka tërbuar keq yllin portugez. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari ka qenë tepër i acaruar në fund të ndeshjes më lojën e shokëve të skuadrës.
Ronaldos nuk i ka pëlqyer qëndrimi i tyre në këtë ndeshje të rëndësishme dhe diçka e tillë është pasqyruar në dhomat e zhveshjes. CR7 është një kampion që dëshiron të fitojë gjithmonë, ndërsa tifozët shpresojnë që grinta dhe karikimi i tij të zgjojnë nga gjumi një pjesë të lojtarëve të Juventusit. /abcnews.al