Kush më mirë se Dani Alves e njeh Lionel Messin? Për shumë vite, dy futbollistët kanë luajtur së bashku në krahun e djathtë të Barcelonës, duke u bërë një ndër dyshet më të mira në fushat e blerta.
Gjithashtu, Alves dhe Messi janë dhe shumë miq jashtë fushave, si dhe kanë provuar shpeshherë të luajnë si kundërshtarë, si me kombëtaret e tyre, ashtu dhe kur Alves u transferua te Juventus e PSG.
Messi ka disa probleme te Barcelona dhe është shumë i acaruar me mënyrën si po drejtohet klubi nga presidenca. Për Catalunya Radio, Dani Alves tregoi pse Messi po vuan në Katalonjë: “Gjithmonë do ta them se Messi është pjata kryesore nëse ka ingredientët e duhura.
Tani, kam përshtypjen se ai po bën gjithçka për të qenë pjata kryesore, por ingredientët po mungojnë. Fundja, njeri është edhe ai si të gjithë të tjerët”./abcnews.al
Dani Alves on Lionel Messi’s frustration at Barca:
? “I’ll always say that Messi is the main course and we were the perfect ingredients for that plate.
“Now I have the feeling that he’s doing everything, all the time, and we must remember he’s only human.” [Catalunya Radio] pic.twitter.com/PtIJxiDQFU
— Goal (@goal) July 18, 2020