Acari “mbërthen” Shqipërinë, temperatura deri në -20 gradë, cilat do të jenë ditët më të ftohta

schedule11:24 - 21 Janar, 2022

schedule 11:24 - 21 Janar, 2022

Vendi ynë në orët në vijim pritet që të fut në një valë me temperatura të ulëta në vlera negative në të gjithë zonat. Meteorologia e MeteoAlb Lajda Porja thotë për ABC se duke filluar nga mëngjesi i të shtunës e deri pasditen e të mërkurës temperaturat në vendin tonë do të jenë në vlera negative dhe do të ketë prezencë të erës së ftohtë.

Sipas saj i gjithë rajoni do të përfshihet nga i ftohti që vjen nga poli i veriut , por temperaturat janë tipike të një dimri. Porja në fjalën e saj bën me dije se zonat më të ftohta do të jenë ato të verilindjes dhe të juglindjes, ku termometri do të shënojë deri në -20 gradë në zonat e thella malore.

Valët e ftohta vijnë disa herë në stinën e dimrit, por ne jemi mësuar që në 3 dekadat e fundit të kemi dimra jo shumë të ftohtë. Mëngjesi i së shtunës do të jetë i ftohtë në -11 gradë do të shënojë termometri në zonat malore. Zonat më të ftohta do të jenë zonat malore, si Korça,  Erseka, Bilishti, Kukësi, Librazhdi, Dibra, Puka, Bajram Curri dhe Bulqiza, ku temperaturat do të arrijnë nga -11 deri në -15 gradë dhe në fshatrat më të thellë deri në -19 apo -20 gradë.

Kryesisht verilindja dhe juglindja do të jenë më të ftohta dhe do analizojmë dhe valën ku  do të shënohen dhe temperaturat më të ulëta. Acari do të qëndrojë për 5 ditë në vendin tonë por ajo që vlen të theksohet është se nuk do të kemi reshje.

Në janar të 2017 kemi pasur një situatë të ngjashme ku kemi shënuar -8.2 në Tiranë dhe këtë vit pritet që të jetë në -5 gradë. Kukësi, Puka, Erseka, Bilishti,  Bajram Curri, Bulqiza Librazhdi do të jenë dhe zonat më të ftohta por krahasuar me vlerat e temperaturave në dimër janë temperatura tipike të këtyre zonave. Ndërsa në zonat e ulëta termometri do të shënojë nga -1 në -2 gradë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera jo ka theksuar se 5 ditët do të jenë të ftohta më pas duke filluar nga pasditja e të mërkurës termometri do të shënojë vlera pozitive në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore do të kemi një ngritje nga -19 deri në -8 gradë.

“Ditët më të ftohta janë e hëna e marta dhe e mërkura që do pësojë një përmirësim të motit që pasditen e të mërkurës, por që zonat malore Kukësi, Bulqiza, Korça Erseka dhe Bilishti do të mbeten në vlera negative në -7 dhe deri në -8 gradë . Janë temperatura të ulëta por që janë të zakonshme për këto zona”, është shprehur meterologia./abcnews.al