Acari i janarit ka dëmtuar produktet e stinës së dimrit në Fier. Një pjesë e fermerëve në këtë zonë nuk kanë mundësi të ndërtojnë sera.
“I thau ngrica nga i ftohti. Nuk investon njeri. Jemi fermere te vegjel”, ka thënë një fermer.
Drejtoria e bujqësisë ende nuk ka një raport për dëmet por sic thonë vetë fermerët, një pjesë e madhe e të mbjellave në fushë janë shkatërruar.
“Mund të jetë dëmtuar 30 %”, ka thënë një fermer.
Dëme nga ngricat janë raportuar edhe nga fermerët e serave.
Produktet në sera i rezistojnë temperaturave deri në -7 gradë por kjo vetëm nëse mbulesa prej plasmasi është cilësore.
Pothuajse të gjitha sipërfaqjet e perimeve te serave në Fier janë pa sistem ngrohjeje./abcnews.al