Burg për tre zyrtarët e Rrogozhinës/ Abuzuan me fondet e rindërtimit, dy punonjës të bashkise lirohen nga qelia

schedule09:12 - 2 Tetor, 2024

schedule 09:12 - 2 Tetor, 2024

Tre nga pesë punonjësit e bashkisë së Rrogozhinës u lanë në burg të mërkurën, pas masave të sigurisë që u dhanë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit.

Ish-zyrtarët e bashkisë u arrestuan pak ditë më parë për akuzën e shpërdorimit të fondeve të rindërtimit.

Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Mekaj u lanë me masë sigurie “arrest në burg”.

Për Xhemile Ukun u caktua ‘arrest shtëpie’ dhe për Edlira Ramaj u vendos masa e detyrimit për t’u paraqitur.

Më konkretisht, ndaj ish-zyrtarëve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit dhe mashtrimit me fondet e rindërtimit, duke I shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerën e rreth 354 milionë lekëve.

Sipas burimeve nga grupi hetimit, ish-zyrtaret vlerësuan 78 kasolle derrash e bagëtish si banesa të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit 2019.

Fillimisht prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për të gjithë palët në këtë gjykim, por më vonë vetëm për dy gratë ndryshoi kërkesën për shkak të rrethanave familjare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!