Abuzoi me mbesën, burg për xhaxhanë në Durrës, e reja: Në fillim pranova me dëshirë

schedule16:20 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 16:20 - 3 Dhjetor, 2021

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 50-vjeçarin me iniciale Festim Haderi që abuzonte seksualisht me mbesën e tij. Sipas policisë,  50 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

Kjo e fundit ka deklaruar përpara grupit hetimor se fillimisht ka kryer marrëdhënie me dëshirë me xhaxhain e saj, por më pas pasi ajo ka dashur ta ndërpresë atë, ai ka filluar ta kërcënojë.

I arrestuari është i divorcuar dhe me fëmijë. Ai njihej si person pa probleme me ligjin deri në momentin kur është denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.  /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!