Abuzojmë shumë gjatë pushimeve, por mësoni dëmet e mëdha të ushqimeve “problematike” dhe alkoolit në zorrët tona

schedule16:41 - 18 Gusht, 2022

schedule 16:41 - 18 Gusht, 2022

Gjatë pushimeve verore ndodh që të abuzohet disi me konsumin e ushqimeve të thata apo me pijet alkoolike. Adaptimi i këtyre sjelljeve sidomos gjate stinës së verës bën që jo pak herë të keni vështirësi në jashtëqitje apo edhe acarime deri ne gjakrrjedhje, simptoma këto të lidhura me prezencën të hemorroideve apo fisura anale.

Kirurgia e spitalit Hygeia, Erjona Sinani thotë se mungesa e dehidrimit dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në sediljet e makinave shkakton shqetësime gastrointensinale.

“Njerëzit konsumojnë alkool, të qëndrojnë gjatë në sedilje dhe kjo sjell probleme me jashtëqitjen, shfaqen hemorroidet ose fisurat. Një nga çrregullimet e tjera është edhe diarreja”.

Në disa situata virozash gastrointestinale mund te shoqërohen me fillimin e inflamacionit te apendiksit raste këto te cilat duhet te ndiqen nga infeksionisti dhe mjeku kirurg.

“Situatat që shoqërohen me diarre shpesh mundet që të japin fillimin e aktivizimit të infeksionit të apendesitit”.

Mjekja ka disa këshilla te vlefshme qe ju ndihmojnë për të lehtësuar simptomat apo edhe për te parandaluar këto patologjitë të zorrës së trashë.

“Të vazhdojnë të hidrohen mirë, të vazhdojnë të ruajnë dieta të ekuilibruara mirë”.

Jashtëqitja me gjakderdhje është një simptomë e cila nuk duhet neglizhuar në asnjë rast, por jo vetëm. Nëse keni simptoma qe zgjasin ne kohe drejtohuni menjëherë për konsulte te mjeku specialist. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!