Shaban Murati, 56-vjeçari nga fshati Noje i Malësisë së Krujës është arrestuar nga policia 2 ditë më parë pasi akuzohet se ka abuzuar sekusalisht me një 24-vjeçare me probleme mendore.
Nga ky abuzim 24-vjeçarja ka lindur një fëmijë. E reja dhe i arrestuari janë fqinj. Denoncimi është bërë në polici nga një i afërm i vajzës.
Pas hetimeve që zgjatën disa muaj, hetuesit arritën të faktonin abuzimin. Gjykata e la në burg, por Murati e mohoi këtë akuzë.
Megjithatë, familja ka insistuar te akuza. Për këtë asrye fëmijës i është bërë ADN-ja, që ka faktuar se 56-vjeçari është babai i fëmijës./ db/Abcnews.al

