Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzim me minorenen/ Lezhë, gjykata dënon 38-vjeçarin me 12 vite burg

schedule11:29 - 20 Tetor, 2025

schedule 11:29 - 20 Tetor, 2025

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeçarin nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte patur marrëdhënie me një vajzë të mitur.

Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” dhe prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 18 vite burg, por përftoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 12 vite heqje lirie.

Ashtu dhe si në momentin e arrestimit edhe gjatë gjykimit të çështjes, 38-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, por referuar dosjes hetimore është arritur të provohet se ai ka kryer vjedhje dhe ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.



Në dëshminë 13-vjeçares, të marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim.

Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, çka fillimisht ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion. Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit.

Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth.

Gjatë përgjimeve dhe ekzaminimit të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!