Abuzimi seksual me të miturën, SHÇBA “çon” në Prokurori 3 efektivë të Sarandës

schedule19:54 - 30 Prill, 2020

schedule 19:54 - 30 Prill, 2020

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka kallëzuar në Prokurori për “shpërdorim detyre” 3 efektivë në Drejtorinë e Policisë Sarandë.

SHÇBA ka referuar në Prokurori, materialet për S.B me gradën Komisar i cili mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në komunitet në Sarandë, R.I me gradë n/komisar i cili mban detyrën e specialisti ndaj Dhunës në familje dhe të miturit në Sarandë, dhe inspektorin B.N.

Pas publikimit në media të rastit të abuzimit me të miturën 17 vjeçare, SHCBA me sa duket ka zhvilluar hetimet për punonjësit e policisë Sarandë, duke i konkluduar me kallëzimin në prokurori për “Shpërdorim Detyre” të 3 policëve të Sarandës.

Njoftimi i SHCBA: 

“Sarandë – SHÇBA referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90″./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!