Çështja e Robinhos ka kaluar me një kapitull të ri. Portali brazilian “UOL Esporte” ka publikuar sot (e enjte) disa audio-përgjime që datojnë në vitin 2014, kur policia italiane kishte nisur të përgjonte telefonatat e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit pas denoncimit për përdhunim të bërë një vit më parë.
Akuzat çuan gjykatën e Milanos të dënojë sulmuesin me 9 vite burg. Robinho, në këto biseda telefonike, rikujton atë natë kur së bashku me një grup shokësh abuzoi seksualisht një vajzë shqiptare.
Në fillim ai nuk duket shumë i shqetësuar. “Asgjë nuk do të ndodhë. Ishte më shumë se një vit më parë dhe ajo ishte plotësisht e dehur”, dëgjohet duke thënë braziliani në telefon.
“Ajo as nuk e di kush jam unë. Nëse më thërret policia, do të them që nuk e kam prekur kurrë atë femër”, vijon më tej Robinho.
Por, bisedat telefonike bëhen më serioze pak kohë më vonë, shqetësimi shtohet, mbi të gjitha nga frika se “gruaja mund të jetë shtatzënë” dhe se rasti “mund të përfundojë në media”.
Madje, në vazhdim ndryshojnë edhe versionet e Robinhos, nga “nuk bëra asgjë” në “thjesht bëra seks oral dhe u largova, të tjerët qëndruan atje. Ata që kanë kryer marrëdhine me të janë tashmë në Brazil”, dëgjohet Robinho duke folur në telefon./ h.ll/abcnews.al
Alerta de gatilho?
Parabéns ao @UOLNoticias pela matéria revelando os áudios do estuprador Robinho.
Ele confessa seus crimes em ligações com amigos e ainda propõe espancar a mulher pra silenciá-la.
Aterrorizante. pic.twitter.com/t8VC9Dxe58
— Felipe Neto ? (@felipeneto) June 14, 2023
“Isso não vai dar em p**** nenhuma”: UOL revela áudios inéditos que desmascararam Robinho
⚖️ O jogador entrou na mira da Justiça italiana em 2013, após ser acusado de estuprar uma mulher albanesa com outros 5 amigos pic.twitter.com/xH5mQOASXe
— UOL Notícias (@UOLNoticias) June 14, 2023