Abuzimi me tenderat/ Dënohet me burg ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe tre të tjerë

schedule16:31 - 13 Nëntor, 2023

schedule 16:31 - 13 Nëntor, 2023

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, gjykata e ka dënuar atë përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg.Gazetari Ermal Vija raporton se Duros iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Ndërsa tre të pandehurit e tjerë, Laura Shteto, Vladimir Topi e Ailvi Shehu u dënuan me nga 1 vit burg dhe në fund për shkak të gjykimit të shkurtuar me 8 muaj heqje lirie. Duro akuzohet se ka marrë ryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons” që garonte për një tender.

Shuma e parave i është dërguar në zyrë Joana Duros nga Laura Shteto. Kjo shumë parash është dhënë nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator i kompanisë, që ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi në fjalë. Gjithashtu, i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë në pronësi te Topit, ka marrë shumën e parave dhe ia ka dërguar Shtetos./abcnews.al