Ngjarja e Kavajës, e cila tronditi mbarë opinionin publik u trajtua në studion e Mbrëmje në ABC News me gazetaren Mirela Milori, sociologun Gëzim Tushi dhe Kryetaren e Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Fëmijës Alma Tandili Lleshaj.
Duke ruajtur konfidencialitetin, Tandili, e cila ka kontaktuar me familjaret e vajzës theksoi se e mitura ka mbrojtje dhe suport nga familja dhe kjo sipas saj është shumë e rëndësishme, ndërsa gjendja e saj është nën monitorim të vazhdueshëm.
“Vajza ka një mbrojtje dhe suport nga familja dhe kjo është shumë e rëndësishme, kam kontakte me familjarët, kemi ngritur grupin e ekspertëve. Vij nga Kavaja. Gjendja është nën monitorim të vazhdueshëm për arsye konfidencialiteti ne duhet të ruajmë anonimatin. Ne kemi ngritur strukturat për mbrojtjen e fëmijës”.
Nga ana e tij sociologu Gëzim Tushi, duke e konsideruar ngjarjen e Kavajës nga më të përbindëshmet dhe unikalet theksoi se problemi duhet parë në shumë aspekte të tjera ku abuzimi seksual ka marrë përmasa të mëdha.
“Ngjarja e Kavajës është nga më të përbindshmet që mund të kemi dëgjuar, ky rast është uniklal dhe kjo është arsye e hipersensibilitetit në shoqërinë shqiptare që nuk mund të durojë dot abuzimin me këtë vajzë të mitur. Unë mendoj që problemi duhët parë në shumë aspekte të tjera si krimi seksual veçanërisht te të miturit.
“Kam vënë re në media se ka pasur panik te gjyshërit, prindërit për fatin e fëmijëve të tyre që ndjehen të rrezikuar nga abuzimi seksual ka marrë përmasa pedofilia e inçesti ne duhet t’i themi të vërtetat deri në fund pasi i kemi pasur tabu dhe nuk i kemi thënë”. /abcnews.al