Abuzimi me pronat, Policia në aksion për kapjen e të kërkuarve

schedule10:52 - 17 Mars, 2018

schedule 10:52 - 17 Mars, 2018

11 personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me pronat tek zona e Ranës së Hedhun në Shengjin janë ende në kerkim. Policia vijon kontrollet në Lezhë dhe jo vetëm për të ndaluar disa ish-zyrtarë të komunës së Shëngjinit dhe përfitues tokash.

Lezha është pushtuar nga forcat policore dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë. Aksioni i madh vijon që prej së premtes, kur u finalizua operacioni “Ranishtja 4” dhe u ndaluan 12 vetë.

Blutë janë vënë në kërkim të 11 personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në skemën e mashtrimit për tjetërsimin e pronave Rana e Hedhun.

Ata janë zyrtarë të ish-komunës së Shëngjinit dhe përfitues toke në mënyrë të paligjshme. Akuza ndaj tyre është shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Më herët gjatë ditës në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, tha se bashkia dhe as drejtuesit e saj nuk e kanë tagrin për të konsumuar veprat, për të cilat janë ndaluar në polici, Frrokaj dhe Hafizi.

Skandali me pronat tek zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin dërgoi pas hekurave kryetarin e Bashkise së Lezhës Fran Frrokaj dhe nënkryetarin Enver Hafizi, zyrtarë të Hipotekës dhe Këshillit të Qarkut.

Të gjithë dyshohet se përgjatë periudhës 2016-2017 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar tokë shtetërore në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!