Abuzimi i të miturës, flasin prindërit që kanë fëmijët në të njëjtën shkollë

schedule14:50 - 4 Shkurt, 2019

schedule 14:50 - 4 Shkurt, 2019

Abuzimi seksual me një vajzë të mitur në Kavajë nga një grup djemsh ka tronditur prindërit që kanë fëmijët në të njëjtën shkollë me nxënësit e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Ata thonë se megjithëse ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës duhej të ishte zbuluar në fillim nga mësuesit e drejtoresha dhe jo të denoncohej nëpër rrjetet sociale.

Abuzimi seksual me një të mitur në Kavajë nga një grup djemsh ka shqetësuar prindërit e shkollës “Rilindja”. Ngjarjen e kanë mësuar nga një mbledhje që u zhvillua nga drejtoria me familjarët e nxënësve. Mësohet se aty është diskutuar për gjendjen emocionale të vajzës dhe është tërhequr vërejtje për sjelljen e djemve.

“Indiciet e para i ka marrë mësuesja e viktimës në këtë rast. Më pas nga drejtoresha janë thirrur prindërit, të cilët e kanë konfirmuar një gjë të tillë dhe më pas është bërë denoncimi në organet policore”.

Prindërit thonë se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës rreth dy muaj më parë. Për ta është e papranueshme që rasti në fillim është denoncuar nërrjetet sociale nga ish-kryeministri Berisha dhe jo nga shkolla.

“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe unë e mora vesh nëpërmjet rrjeteve sociale të publikuara nga ish-Kryeministri Berisha dhe sinqerisht ndihem shumë i shokuar që kjo ngjarje them se është mbajtur e fshehur dhe nga instancat përkatëse dhe nga drejtoria e shkollës edhe nga Komisariati i Policisë Kavajë. Ndihem si babai i dy fëmijëve shumë i shokuar ku ka degraduar rinia sot. Ku ka degraduar arsimi sot. Është për të ardhur keq që ne ta marrim vesh me dy muaj vonesë këtë ngjarje”.

Drejtoresha shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë dhe as mësuesit nuk kanë pranuar të flasin për mediat. Mendohet se fillimisht i dashuri vajzës ka filmuar momente intime mes tyre. Këto pamje janë përdorur për shantazh nga djemtë që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!