Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

schedule14:15 - 15 Korrik, 2026

schedule 14:15 - 15 Korrik, 2026

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime abuzive. Verifikimet kanë nisur, ndërsa pushuesit tregojnë se në shumë raste nuk u është dhënë kupon tatimor. Edhe pse çmimi prej 10 eurosh i paguar prej tyre është thuajse dyfish më i lartë se ai i lejuar, për disa prej tyre kjo situatë është konsideruar normale.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, theksoi se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik. Ai paralajmëroi masa administrative për çdo subjekt që shkel rregullat, deri në prishje kontrate në rast përsëritjeje të abuzimeve.

Çmimet e shezlloneve në bregdetin e Lezhës variojnë sipas zonës dhe tipologjisë, nga 300 deri në 500 lekë për shezllonet e thjeshta, 500 deri në 1 000 lekë për ato me dyshek, ndërsa për tendat familjare arrijnë deri në 2 000 lekë. Këto tarifa, tashmë të publikuara në çdo stacion plazhi, kanë ndikuar në rritjen e frekuentimit të bregdetit të Lezhës, ndërkohë që bashkia ka vënë në dispozicion edhe numra telefoni për pushuesit, për të denoncuar çdo rast të mundshëm abuzimi.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!