Policia e Lezhës ka raportuar një ngjarje të rëndë gjatë kësaj të marte.
Sipas njoftimit të saj, është vënë në pranga një 18 vjeçar i identifikuar si S.P., banues në Pukë ndërsa ka shpallur në kërkim M.P, banues në Lezhë,
Policia raporton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë konsumuar veprën e rëndë penale “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Njoftimi:
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i shtetasit S. P., 18 vjeç, banues në Pukë dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. P., banues në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
n.d./abcnews.al