Chelsea në verën e shkuar ishte klubi, që harxhoi më shumë para, por ende nuk ka mundur të gjejë një qendërsulmues goleador dhe i është dashur të mbështetet te një veteran si Giroud.
Roman Abramovich është një nga presidentët më bujarë në botë dhe është gati të hapë thesin edhe në merkaton e ardhshme. Mediet britanike njoftojnë komunikimin e tij të fundit me klubin.

Mësohet se ai ka bërë gati çekun për të blerë Erling Haaland. Borussia Dortmund nuk është e gatshme ta shesë yllin norvegjez, por një ofertë e frikshme e londinezëve, me siguri do i tundonte verdhezinjtë, që kanë treguar se kundrejt shumës se duhur, i lëshojnë talentet e tyre. /abcnews.al

