Abramovich del kundër Putinit, paratë e fituara nga shitja e Chelsea do të shkojnë për familjet e viktimave në Ukrainë

schedule19:49 - 2 Mars, 2022

schedule 19:49 - 2 Mars, 2022

Abramovich bëri me dije se ka nxjerrë në shitje klubin e Chelseat për vlerën e 3 miliard paund. Ky vendim erdhi pas akuzave ndaj tij se ai kishte lidhje të forta me Putin. Situata e nxehtë e Ukrainës me Rusinë detyroi bosin e madh të klubit anglez të largohej nga drejtimi i ekipit.

Tashmë ai ka deklaruar se paratë e shitjes së klubit do të kalojnë për familjet e viktimave të Ukrainës nga lufta me Rusinë.

Këtë deklaratë e ka publikuar vetë klubi i Chelseat në faqen e tyre zyrtare.

“Kam porositur ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie, të cilit do t’i dhurohen të gjitha të ardhurat neto nga shitja.

Nga fondacioni do të përfitojnë të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë. Kjo përfshin sigurimin e fondeve thelbësore për nevojat urgjente dhe të menjëhershme të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes.

Ky ishte një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, unë besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit.

Shpresoj të jem në gjendje të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju përshëndetur të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj të jem pjesë e jetës së Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta,” u shpreh Abramovich./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!