Klubi spanjoll i Leganes ka vendosur që të kompensojë tifozët, ata të cilin kishin bërë abonime. Në vazhdim kampionati spanjoll do të luhet me dyer të mbyllura, çka ua pamundëson atyre praninë në stadium, kur kanë paguar më parë për diçka të tillë.
Leganes ka dalë me një komunikatë, ku njofton se abonimet e tifozëve do të vlejnë për sezonin e ardhshëm, 2020/21. Përjashtim do të bëjnë ndeshjet e Kupës së Mbretit, për të cilat tifozët do të duhet të paguajnë për t’u pajisur me bileta.
Mes të tjerash Leganes bën me dije se tifozët e abonuar do të kenë mundësinë e zgjedhjes, në rast se nuk duan që abonimi për sezonin e ardhshëm të jetë kompensimi për ta. Deri më 11 qershor ata mund të dërgojnë një email në klubin e Leganes, që do të japë udhëzimet e mëtejshme se si ata mund të marrin paratë mbrapsht. /abcnews.al